No menu items!
Ballina KRYESORE Ylli fiton dramën ndaj Pejës

Ylli fiton dramën ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:74 (19:19, 17:18, 18:20, 24:17), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:19. Lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 17:18, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:37.

Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 39:47, dhe kishin epërsi konstante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57. 1:44 minuta nga fundi, verdhezinjtë ishin duke fituar 69:74, por nga ky moment vendasit hyn në një seri prej 9:0, duke triumfuar në fund 78:74.

Lg Gill shënoi 16 pikë për vendasit, 15 shtoi Valon Bunjaku dhe nga 13 Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 15 kërcime dhe Laron Dendy me 18 pikë e 12 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 17 fitore dhe 10 humbje, ndërsa Peja 14 fitore dhe 13 humbje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments