No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Liverpool merr lajmin e madh, “injeksion” ekonomik prej 638 milionë euro

Liverpool merr lajmin e madh, “injeksion” ekonomik prej 638 milionë euro

Këto nuk janë kohë të mira për Liverpool, as në planin sportiv dhe as ekonomik. Në aspektin e parë, “Reds” zënë vendin e shtatë në Premier League. Mundësia reale është që të mos kualifikohen në Champions për edicionin e ardhshëm. Në aspektin e dytë, ekonomik, ekipi ka pësuar një humbje të të ardhurave prej 141 milionë euro gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë së shpejti, të paktën financiarisht. Pronarët e klubit do të marrin një “injeksion” prej 638 milionë euro nga “RedBird Capital Partners”. Kjo pritet ta lejojë klubin të shkojë përpara, me planet për të zgjeruar markën dhe për të siguruar stabilitetin financiar.

“Me sa di unë, ky injeksion financiar na jep qëndrueshmëri në ato që kemi arritur deri më tani. Ky është një lajm i mirë”, – thotë Jürgen Klopp. Trajneri gjerman ka parë se si për dy vite, ekipi është përforcuar me vështirësi, pasi shpenzimet duhet të rregullohen sipas rregullave të “fair play financiar”. Vlera e biznesit të FSG, e cila gjithashtu zotëron “Boston Red Sox” dhe fitoi kontrollin e plotë të Liverpool më 2010, qëndron në 7.35 miliardë dollarë (6.22 miliardë euro).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Recent Comments