Ish-futbollist belg Gilles de Bilde ka dhënë mendimin e tij mbi sulmuesin e Real Madrid, Eden Hazard, i cili është goditur nga dëmtimet pas transferimit në Spanjë dhe nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij siç ka ndodhur te Chelsea dhe kombëtarja në vitet e mëparshme.
Ish-lojtari nuk i ka kursyer kritikat ndaj yllit të Los Blancos në një intervistë të dhënë për HLN:
“Hazard ka besuar gjithmonë te talenti i tij, por nuk ka qenë shumë i përkushtuar në stërvitje”, ka thënë Bilde. “Ka shkuar te klubi më i madh në botë dhe e dinte se duhej të zëvendësonte Cristiano Ronaldo-n, por është paraqitur mbipeshë”.
“Ky është Hazard dhe nuk e ka gjetur kurrë ritmin në punën e madhe. Hazard të jep përshtypjen se është një lojtar që mund të mos jetë kurrë në gjendje që të luajë në maksimumin e vërtetë të kapaciteteve të tij”.
Njëkohësisht, Bilde shpreson që Hazard të mund ta tregojë vlerën e tij në Europian: “Duhet të jetë patjetër. Ka shumë talent dhe mund të jetë në gjendje të vendosë një ndeshje edhe në 15 minuta”.