Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi ka thënë se fitorja ndaj Gjermanisë ishte e merituar dhe do t’i jep besim skuadrës.
Maqedonia e Veriut, të mërkurën mposhti Gjermaninë në Duisburg me rezultatin 2-1 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
“Ishte një fitore e madhe për ne. Ne besuam dhe fituam me meritë. Kur beson në diçka, atëherë mund ta arrish”.

“Kemi një gjeneratë madhështore. Ne i kemi parasysh cilësitë tona dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
“Ishte e rëndësishme për ne që të dëshmojmë se mund të fitojmë kundër përfaqësueseve të mëdha. Pas këtij triumfi, mendoj se do ta kemi më lehtë kundër Austrisë, Holandës e Ukrainës në Evropian”, ka thënë Ademi.