No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi me Celinën e Berishën: Gjithmonë pozitivë në jetë, por negativ në...

Ademi me Celinën e Berishën: Gjithmonë pozitivë në jetë, por negativ në Covid

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka postuar një foto me dy futbollistët e Kombëtares, Bersant Celina e Valon Berisha, për të cilët disa portale kosovare raportuan se janë të infektuar me Covid-19, duke ju referuar mediave spanjolle. “Gjithmonë pozitiv në jetë, por negativ në testet për Covid-19. Të gatshëm për sfidat e mëdha! Krenar me Dardanët”, ka shkruar numri 1 i FFK-së në profilin e tij në Instagram, duke hedhur poshtë pohimet e tilla të mediave. Në fakt, futbollistët dardanë kanë rezultuar që të gjithë negativ në testet e kryera në Prishtinë, derisa gjatë ditës së sotme futbollistët që do të udhëtojnë në shtetet evropiane e kanë kryer edhe një test në Spanjë, në mënyrë që t’u shërbejë për udhëtim pas ndeshjes, ngase testit paraprak i kalon afati pas orës 24:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pa vdekjen me sy 21 vjeç, mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive. Zbulohet drama e Thiago Silva

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur, si një lojtar i ri premtues te Dinamo e Moskës, zbuloi se ishte sëmurë me tuberkuloz. Ishte...

Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të kritikojnë

“Atij i mungon goli”. Kështu e komentonte Pirlo momentin jo shumë të ndritshëm të Morata, i cili në fakt kishte shënuar vetëm tre gola...

“L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e...

E kritikon një tifoz, ylli francez i Newcastle bën reagimin epik

Newcastle fitoi 1-2 në fushën e Burnley ditën e djeshme, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për objektivin mbijetesë. “Qymyrxhinjtë” përmbysën gjithçka...

Recent Comments