No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA “Nuk jam i fiksuar me Bayernin”; Muller lë hapur mundësinë e largimit...

“Nuk jam i fiksuar me Bayernin”; Muller lë hapur mundësinë e largimit si Thiago

Thomas Muller ka pranuar se është i hapur të ndjekë rrugën e Thiago Alcantara, jashtë “Allianz Arena”. Ai këmbëngul se nuk është “i fiksuar” me Bayern Munich. Sulmuesi e filloi karrierën profesionale te bavarezët në vitin 2008 dhe që atëherë e ka ndihmuar klubin të arrijë suksese të mëdha në Gjermani, si dhe në Ligën e Kampionëve.

31-vjeçari mbetet një lojtar kryesor i skuadrës, por refuzon ta përjashtojë një transferim diku tjetër në të ardhmen e afërt. Për këtë përmend transferimin e Thiago Alcantara në vitin 2020 (te Liverpool) si provë se askush nuk është i lidhur me klubin pa kushte.

“Unë nuk jam i fiksuar me këtë klub, – tha sulmuesi i Bayernit për “The Times”. – Kam një marrëdhënie të veçantë, e doja Bayernin para se të filloja të luaja për të, por kur ekziston një situate, në të cilën duhet të vendosësh që ndoshta të luash për një klub tjetër, nuk do të ishte turp ta bëja, pa asnjë problem. Ndoshta më ndodh si Thiago Alcantara, që tani luan te Liverpool”.

Një numër i klubeve më të mira europiane janë kredituar me interes për Muller në të kaluarën, duke përfshirë Manchester United dhe Real Madridin. Liverpool ka qenë gjithashtu i lidhur me lojtarin gjerman dhe komentet e tij të fundit mund të ringjallin thashethemet për një kalim të mundshëm në “Anfield”, gjatë verës.

31-vjeçari ka luajtur 571 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, duke shënuar 212 gola dhe dhënë 210 asiste. Lojtari me përvojë ka fituar 27 trofe të mëdhenj, përfshirë 9 tituj të Bundesligës dhe 2 kurora të Ligës së Kampionëve.

Kontrata aktuale e Muller me bavarezët nuk do të skadojë deri më 2023. Trajneri Hansi Flick ende i beson atij që të drejtojë sulmin përkrah Robert Lewandowski, ndërsa kampionët gjermanë vazhdojnë të luftojnë për trofe në fronte të shumëfishta.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments