No menu items!
Ballina KRYESORE Po frikësohen për "përjashtim nga FIFA" ata që nuk përfaqësojnë askënd në...

Po frikësohen për “përjashtim nga FIFA” ata që nuk përfaqësojnë askënd në futboll e as nuk paraqesin asgjë për futbollin por synojnë ta kapin atë!

Hienat qenkan rizgju sot në përpjekjen e tyre për ta kapur Federatën e Futbollit të Kosovës. Në portale paskan dalë duke shfaqur kinse brengën e tyre për përjashtim nga FIFA, pikërisht ata që tashmë janë jashtë federatës dhe që nuk përfaqësojnë askënd dhe që nuk paraqesin asgjë. Jo, jo mos keni frikë o të mjerë se nuk përjashtohet FFK-ja nga FIFA. Këtë e kini të garantuar – e ju që jeni të përjashtum dhe jashtë FFK-së ju mund të rrini dhe të shihni vetëm mrekulli, profesionalizëm, drejtësi dhe pastërti…!

S’ka më hajni në federatë, kanë kalu ato kohëra.

Ju që mundoheni para çdo ndeshje të Kombëtares me sjellë huti e destabilizim kot po e rrehni ujin me havan se dihet kush jeni ju dhe fjalët e juaja sa kanë peshë. Jeni duke u mundu ta kapni Federatën dhe me shkatërru, e ta keqpërdorni ashtu siç jeni mësu çdokund. Por, këtu keni gabu, pasi keni punë me një udhëheqje që nuk mundeni me laku e as për së afërmi me ju afru me punë, drejtësi e profesionalizëm. Tash prapë me gjyqe, shantazhe, propaganda, rrena e poshtërsia keni fillu. Vazhdoni se asnjëherë nuk do të mundeni ma të bëni asgjë të korruptuar, bastergji, fajdegji dhe komargji. Të kot e të parëndësishëm për futboll kini qëllu. Besoj që edhe kandidatin e keni ndërru, që me mujt nëpër klube me shku me shtri dorën e votën e lëmoshës për hajni me e kërku. Por, kot e kini…

S’ka as përjashtim e as vërejtje, çdo gjë dihet dhe e ka rrugën e vet, po edhe nëse duhet me shku një individ apo edhe ky kryetar, as UEFA e as FIFA nuk e bënë përjashtimin e FFK-së por të individit. Përkundrazi, përjashtimi rrezikohet vetëm nëse veprohet kështu me shantazhe dhe pengesa e përzierje në punët dhe pavarësinë e FFK-së si organizatë. Nëse shteti nuk vepron ndaj këtyre grupeve atëherë është rrezik dhe detyrohet UEFA dhe FIFA që ta mbrojnë institucionin dhe anëtarët e tyre nga grupet kriminale. Pra këto janë gjëra të qarta, çdo ndryshim të udhëheqjes së krerëve të futbollit bëhet nga delegatet e klubeve e regjioneve në rrugë të drejtë dhe të rregullt në Kuvend e të miratuar nga UEFA dhe FIFA. Asnjë organ tjetër as sportiv e as shtetëror nuk lejohet të ndërhyjë e le ma grupet minore dhe të parëndësishme.
Kosova ime, qëndro e hekurt edhe ndaj hienave të tilla!


Ismet Bislimi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments