No menu items!
Ballina KRYESORE Kush po mundohet t’i frikësojë tifozët dardanë dhe pse, para çdo ndeshje...

Kush po mundohet t’i frikësojë tifozët dardanë dhe pse, para çdo ndeshje të rëndësishme të Kombëtares?

Një gjë është e ditur tashmë, saher që përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, të gjithë duhet të jeni në gatishmëri të prisni sulme, madje nuk e dijmë nëse mund t’i quajm sulme, pasi që janë të tipit “Amelika po don më u largu prej Kosovës”, themi kështu pasi që “cudirat shqiptare” sot dolën me një paralajmrim të rrezikshëm, se FIFA dhe UEFA po dojkan me e përjashtu Kosovën, për shkak të Presidentit Ademi.

Po nëse nuk përjashtohet FFK-ja nga UEFA dhe FIFA, a kush t’i përjashtojë këta zëra të kobshëm nga jeta publike njëherë e mirë?
Ata që trumbetojnë për gjëra të tilla sikur këto që lidhen me përjashtime, e dijnë, ose na falni se mund edhe të mos e dijnë se as FIFA e as UEFA për shkak të një individi nuk e përjashton në asnjë rast një institucion të tërë nga ombrella e sajë, në rast të hasjes në parregullësi këto dy shtëpi të futbollit, evropiane dhe botërore do të ndërrmerrnin hapa individualisht kundër z. Ademi, por, deri sot nuk ka pasur e as nuk pritet të ketë as vërejtje e as pengim në punën e të parit të futbollit kosovarë, përkundrazi, nga praktikat e mëhershme kemi parë se FIFA dhe UEFA bashkë me njerëzit e sajë, duke e konsideruar futbollin si sport global dhe të pavarur nga politike e aq më tepër larg grupeve të kriminalizuara, kanë ndërhyrë saherë që ka qenë nevoja, kur brenda federatave kanë tentuar të futen duar të pa autorizuara nga jashtë, nëpër vendet rrespektive.

Për ambiciozët (s)ka shpresë, ose të luten për keqmenaxhim nga z. Ademi, ose të fillojnë e të reflektojnë me punë të mira për futbollin në Kosovë

Të gjithë dashakëqinjët e futbollit të cilët pas vdekjes se legjendës Fadil Vokrri i kanë degjeneruar apetitet duke provuar ta pushtojnë federatën, duhet të mendojnë për dy gjëra nëse vehten e ëndërrojnë në ulësen e të parit të futbollit në Kosovës.

1. Ose duhet të luten që presidenti Ademi të ndalojë së punuari mbarë e vrullshëm, kështu sic po shohim përditë punë në zhvillimin e futbollit nga gjeneza, nga fillesat, nga shkollat e futbollit të cilat po ndihmohen pa kursyeshëm, e deri tek aftësimi i gjyqtarëve, trainerëve e cdo gjë, për aq sa lejohet dhe është e mundshme, ose,

2. Ata mund të provojnë variantin tjetër, në vend se të vjellin vrerë ndaj federatës pamëshirshëm, madje duke iu shku mendja edhe tek përjashtimi nga UEFA dhe FIFA (ata do të duhej ta dinin se kjo nuk ka mundësi të ndodhë, pra kjo është tentim mbjellje e frikës), pra, ata do të duhej të i ofroheshin në forma të ndryshme futbollit, pa i pasur mendjen dhe shpirtin tek paratë, tek ana materiale të cilës i ka ardhë dita, i ka ardhë dita dhe atë më së miri dijnë ta menaxhojnë pikërisht ata që kanë ditur ta menaxhojnë futbollin kosovarë edhe kur nuk ka pasur aty miliona, edhe kur futbollin e Kosovës e kanë mirëmbajtur duke ndarë nga buka e familjeve të veta.

Për fund, askush nuk do ta përjashtojë Federatën e Futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA, por pas 3 apo 6 muajsh, dikush nga këta që po paralajmron sot kob, duhet të dal dhe të tregojë arsyen e vërtetë, pse keni rrejtë?

 


Presheva Jonë

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments