Xherdan Shaqiri ka ofruar një përgjigje të përulur ndaj pretendimeve se mburret me këmbën më të mirë të majtë te Liverpool. Kësisoji, ylli shqiptar i Zvicrës heziton ta vendosë veten mbi Mohamed Salah në këtë drejtim.
Ka konkurrencë të shëndetshme në “Anfield” për atë që ka këmbën më të mirë të majtë, me Andy Robertson, një tjetër interpretues i sprovuar. Mbrojtësi skocez ka sugjeruar se Shaqiri i meriton nderimet në këtë “specialitet”, me 29-vjeçarin që ka treguar aftësitë e tij si “sallaks” për disa sezone.

Vetë Shaqiri iu përgjigj kështu “Sky Sports”, kur u pyet nëse mburret me të majtën më magjike sesa Salah: “Këmba ime e majtë nuk është e keqe, të them të drejtën. E tregoj këtë në stërvitje, me gjuajtjet e lira ose kur e dërgoj topin në cep të portës. Ndoshta kjo është arsyeja pse thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë lojtarë të mirë me këmbë të majtë, kështu që nuk më pëlqen të them se jam më i miri”.