No menu items!
Ballina KRYESORE Carbonero dhe Casillas konfirmojnë ndarjen, ja mesazhi i plotë i çiftit VIP

Carbonero dhe Casillas konfirmojnë ndarjen, ja mesazhi i plotë i çiftit VIP

Iker Casillas dhe Sara Carbonero janë ndarë. Për ta dëshmuar këtë dhe bërë publike ka mjaftuar një postim, i njëjti, i shpërndarë nga të dy në profilet përkatëse në Instagram, i cili sqaron të gjitha dyshimet dhe iu jep fund thashethemeve që kanë ndjekur njëri-tjetrin në ditët e fundit. Fjalët dhe fotoja bardhezi e (ish) çiftit kanë ndezur botën e internetit.

“Pasi kemi ndarë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkimi, sot marrim rrugë të ndryshme, por jo të largëta, pasi ne do të vazhdojmë së bashku të jemi prindër të përkushtuar”. Ky është pasazhi kryesor i tekstit, i cili mbyllet me një thirrje për respektimin e privatësisë: “Këto do të jenë fjalët e vetme publike tonat, në të tashmen dhe në të ardhmen. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”.

Ja teksti i plotë i postimit të Iker dhe Sara:
“Të dy, Sara / Iker ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri, e cila na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkë. Sot dashuria jonë merr shtigje të ndryshme, por jo shumë të largëta, pasi së bashku do të vazhdojë me mrekullinë e detyrës për të vazhduar të jemi prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim shumë i menduar, të cilin e marrim me marrëveshje të ndërsjellë.

Respekti, dashuria dhe miqësia do të mbeten gjithmonë. Edukimi i fëmijëve tanë dhe mbrojtja e tyre në mënyrë që ata të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm janë mbi gjithçka. Me këto fjalë kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto do të jenë fjalët e vetme publike në të tashmen dhe në të ardhmen. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments