No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Humba zërin dhe kujtesën, ishte e tmerrshme”;  Ferguson tregon frikën nga hemorragjia...

“Humba zërin dhe kujtesën, ishte e tmerrshme”;  Ferguson tregon frikën nga hemorragjia në tru

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar frikën se nuk do të mund të fliste përsëri, pasi pësoi një hemorragji në tru. Trajneri i njohur skocez iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi u dërgua menjëherë në spital me hemoragji cerebrale në maj 2018.

79-vjeçari, i cili respektohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit në histori, tani ka zbuluar se perspektiva e humbjes potenciale të zërit dhe kujtesës së tij ishte një burim i tmerrshëm shqetësimi për të gjatë gjithë shërimit.

Në premierën e dokumentarit “Sir Alex Ferguson: Never Give In” për jetën e tij, skocezi tha: “Unë e humba zërin, thjesht nuk munda të thoja asnjë fjalë. Kjo ishte e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme. Gjithçka po më kalonte nëpër mend: a do të më kthehet kujtesa? A do të flas ndonjëherë, përsëri?

Ishim pesë pacientë me hemorragji të trurit atë ditë në spital. Tre vdiqën, dy mbijetuan. Unë isha me fat. Ishte një ditë e bukur, e mbaj mend atë. Pyeta veten se sa ditë me diell do të shihja përsëri. E kam parë veten në një moment tepër të vështirë”.

Ferguson kaloi disa ditë në spital, pas operacionit të suksesshëm dhe punoi me një logoped profesionist për të folur përsëri. Trajtimi zgjati gjithsej 10 ditë dhe ai u lehtësua, sepse kujtesa iu kthye, gjithashtu rizbuloi aftësinë për të folur si duhet: “Do ta kisha urryer veten, po ta humbja kujtesën. Do të kishte qenë një barrë e tmerrshme për familjen time, nëse do të mbetesha në shtëpi, duke mos ditur kush jam.

Logopedistja erdhi dhe më tha të shkruaj të gjithë anëtarët e familjes sime, të ekipit tim të futbollit… Ajo më bëri pyetje në lidhje me kafshët, peshqit, zogjtë. Përfundimisht, pas 10 ditësh, zëri im u kthye. E kuptova, pasi kisha kaluar gjithë atë, se kujtesa ime ishte mirë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments