No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR "The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1. Një rekord historik ky që thellohet akoma më shumë, pasi kurrë më parë nuk kishin ndodhur 6 humbje radhazi në stadiumin “Anfield Road”.

Trajneri Klopp e niste me një formacion të ndryshuar ditën e sotme, pasi i besonte Jotas dhe shumë emrave të tjerë, duke ulur në stol Mane apo Alexander Arnold. Sfida nuk nisi mirë për Liverpool, me miqtë që krijuan disa raste, deri sa në minutën e 45-të shënuan me anë të Lemina.

Një gafë e Salah, që humbi një top në zonën e tij dhe Lemina mposhti portierin Alisson me një goditje të bukur. Në pjesën e dytë, Liverpooli u hodh i gjithi në sulm, por asgjë me Fulhamin që mori një fitore jetike për mbijetesën. “The Reds” janë në krizë totale tashmë!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments