No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t'i bashkohen Kombëtareve

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha kampionatet kombëtare për t’u lënë hapësitrë aktiviteve të FIFA-s, sikurse janë eliminatoret e Botërorit. Disa teknikë nga Anglia tashmë kanë konfirmuar se nuk do t’i lënë lojtarët e tyre të udhëtojnë, me argumentin se ata do të duhet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë relativisht të gjatë.

I pari që foli mbi këtë temë ishte Jurgen Klopp. Manaxheri i Liverpoolit ishte shumë i drejtpërdrejtë.

“Të gjithë duhet të biem dakord që të mos i lejojmë lojtarët që të largohen me ekipet kombëtare, sepse, kur të kthehen, duhet të bëjnë 10 ditë karantinë në një hotel. Kjo nuk mund të ndodhë. FIFA ka qenë shumë e qartë dhe ne duhet të bashkohemi e të mos i lejojmë lojtarët të shkojnë. Nuk mund të presim që ata të vijnë dhe të bëjnë 10 ditë karantinë, kjo nuk është e mundur.”

Disa orë më vonë, trajneri i Manchester United iu bashkua trajnerit gjerman. Ole Gunnar Solskjaer ka lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të bllokojë Bruno Fernandesin.

“Ne duhet të marirm një vendim, nuk ka kuptim të humbësh një lojtar për 10 ditë sepse duhet të qëndrojë në izolim. Ne jemi ata që i paguajmë lojtarët. Do të jetë një vendim i vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe të luajnë në vende që janë në listën e kuqe. E dua Brunon kundër Brightonit,” – tha Norvegjezi.

Çështja më skrupuloze është ajo e CONMEBOL-it, pasi raundet kualifikuese për Kupën e Botës janë në rrezik. Këtë të enjte do të zhvillohet një takim në FIFA për të marrë një vendim përfundimtar, megjithëse është e qartë se disa teknikë tashmë kanë marrë iniciativat e tyre pa ditur se cili është përfundimi apo pasojat.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments