Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në Ligën 1, Dijoni është mposhtur si mysafir i Brestit me rezultat 3:1.
Në këtë ndeshje për Dijonin nga fillimi e deri në fund luajti ylli i Kosovës, Bersant Celina.
Megjithatë, sulmuesi prizrenas nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.
Pas 28 javësh, Bresti ngritet në vendin e 12-të me 34 pikë, kurse Dijoni në vendin e 20-të me 15 sosh.