No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Beckham: Dua t’i bëj bashkë Messin dhe Ronaldon në klubin tim

Beckham: Dua t’i bëj bashkë Messin dhe Ronaldon në klubin tim

David Beckham ka zbuluar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo figurojnë në listën e tij të dëshirave transferuese tek Inter Miami. Legjenda e Manchester United dhe Real Madrid duket i etur për të marrë yje të tilla në MLS. Ish-kapiteni i Anglisë është gati të bëjë bashkë 11 “Topa të Artë” në skuadrën që financon, me seli në Florida.

Ai tashmë ka rekrutuar lojtarë të tillë si fituesin e Kupës së Botës, Blaise Matuidi, dhe ish-sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain. Beckham, duke folur në një ngjarje tifozësh, përpara nisjes së sezonit të ri futbollistik në MLS, tha kur u pyet për interesin mbi Messi dhe Ronaldo: “Pa dyshim, ata janë lloji i lojtarëve, që aspirojmë t’i sjellim në klubin tonë. Mendoj se tifozët do ta vlerësonin vërtet këtë. Por, si pronarë, duam lojtarë që duan të fitojnë, kjo është përparësia jonë.

Me Blaise Matuidi dhe Gonzalo mendojmë se i shtojnë shkëlqimin klubit tonë. Duke ecur përpara, ne gjithashtu duam të sjellim lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm. Ju padyshim përmendët Leo dhe Cristiano. Ata kanë qenë në krye të futbollit botëror në 15 vitet e fundit për shkak të punës së madhe. Sir Alex Ferguson ishte një mjeshtër në këtë drejtim. Ai jo gjithmonë merrte lojtarin më të mirë në botë, por blinte lojtarin e duhur për klubin”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments