No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ahmeti flet për përballjen e nxehtë me Prishtinën: Edhe një pikë nuk...

Ahmeti flet për përballjen e nxehtë me Prishtinën: Edhe një pikë nuk është keq!

Stinori pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll po duket shumë më i nxehtë sesa është parashikuar.

Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë vazhdon të mbetet shumë e ashpër dhe e paqartë.

Në fundjavë na pret një ndeshje tejet joshëse ku takohen Prishtina e Llapi. Prishtina që synim e ka titullin e kampionit në “Fadil Vokrri” e pret Llapin që po lufton për ekzistencë.

Ish-futbollisti i Prishtinës, tash lojtar i Llapit, Ahmet Haliti në një bisedë për Demokracinë, ka folur për këtë takim derisa ka komentuar edhe rikthimin e tij nga lëndimi i cili e la jashtë fushave për disa ndeshje.

“Sigurt që është ndjenjë e mirë kur rikthehesh nga një lëndim që të mbanë gjatë jashtë fushave të lojës. Kam punuar shumë që të jem i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës por sigurisht që nuk jam ende në 100% tim. Gjithsesi po shpresoj  që të arrijë sa më shpejt maksimumin e përgatitjes fizike”, ka thënë Haliti.

Sa i përket ndeshjes me Prishtinën e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00, Haliti pret një takim shumë të vështirë, derisa sipas tij edhe një barazim nuk do të ishte i keq për Llapin.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi që Prishtina ka një seri të mirë të rezultateve pozitive dhe janë në kulmin e formës, por edhe ne po kalojmë nëpër një formë të mirë dhe besoj që do të jetë një përballje interesante. Unë them se në këtë takim për neve edhe një barazim do ishte rezultat pozitiv”, ka përfunduar Ahmet Haliti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments