No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani.

Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë. 

Llapi e ka mposhtur Ballkanit me rezultat 1:0, në derbin e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Hero i llapjanëve ishte zëvendësuesi Edon Sadriu, i cili ia doli që të shënojë golin e fitores në minutën e 69-të.

Në momentin kur Sadriu shënoi, Llapi ishte me një lojtarë më pak në fushë, pasi u përjashtua portieri Marijan Çoriq në minutën e 61-të. Ndërkohë, në fund të ndeshjes (87’), pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua edhe sulmuesi i Ballkanit, Mevlan Zeka. Me këtë fitore, Llapi ka kaluar në pozitën e gjashtë me 26 pikë pas 22 ndeshjeve. Në anën tjetër, Ballkani e ka humbur pozitën e lider dhe tani renditet i dyti me 45 pikë. Llapi ia kishte dal që ta mposhte Ballkanin pas 120 minutash me rezultat 1:0, edhe në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments