No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: "Grushtimi ynë", sajesë e portalit...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali “Gazeta Metro” raportoi për përleshje fizike mes tyre, duke u thirr në burime. Megjithatë, raportet ndërmjet dy akterëve kryesor të FFK-së mbesin të njëjta dhe kësisoj përgenjështrohen raportimet e ditës së djeshme, të cilat bënë bujë e që me gjasë u shfrytëzuan për klikime.

Reagimi i plotë i publikuar në faqen e FFK-së
Ditën e djeshme në njërin nga portalet vendore u publikua një artikull me titull “Plas grushti: Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrahën mes vete në zyrat e FFK-së”. Nuk e kishim ndërmend që t’i reagonim fare këtij portali, pasi synimi i tij i vazhdueshëm ka qenë të faktorizohet pikërisht me lajme të rreme dhe negative në raport me FFK-në, por fakti që opinioni dhe dashamirët tanë të shumtë u shqetësuan nga një artikull i tillë, e i cili u plasua edhe në disa portale tjera, na bëri që të sqarojmë opinionin si vijon:

Ju bëjmë me dije se në Federatë nuk ka ndodhur asnjë përplasje. Ne ishim njëri në vizitë pune në Gjermani, e tjetri në pushim me familjen. Sa i përket gjoja se ka plasur grushti ndërmjet nesh, ajo jo që nuk ka ndodhur, por nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ne, mund të kemi debate ndërmjet veti dhe shpesh kemi pasur edhe mendime ndryshe, por gjithmonë mospajtimet tona janë zgjidhur brenda institucionit, ku çdo herë jepet dhe dëgjohet mendimi i gjithsecilit dhe në fund nxirret solucioni më i mirë.

Mund të ndodhë që debatet tona ndonjëherë të jenë edhe më tone më të larta, por ato thjesht janë pjesë e punës së përditshme dhe asnjëherë nuk vijnë në shprehje ofendimet apo gjërat që janë munduar të na i mveshin.

Ne, përveç se jemi në pozicionet drejtuese të FFK-së, si kryetar dhe sekretar i përgjithshëm, ka 15 vjet e më shumë që punojmë bashkërisht për futbollin dhe mbi të gjitha jemi shokë.

Prandaj, shkrimet për përplasje fizike janë absurde dhe rrena që i sajon një portal, i cili gjithmonë në raport me FFK-në nxjerr vetëm të pavërteta dhe gjëra negative.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë dashamirët tanë por edhe opinioni i gjerë që të mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe njëherësh u kërkojmë falje për shqetësimin, por thjesht nuk dëshironin ta faktorizonim këtë portal për një të pavërtetë të tillë.

Ne, do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për t’i realizuar objektivat tona të FFK-së, për aq kohë sa do ta kemi mbështetjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll.

Ju faleminderit!

Agim Ademi, president Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments