No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime...

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në disa media ka qarkulluar një informacion i rremë, kinse në Federatën e Futbollit të Kosovës ka pasur një rrahje edhe atë mes dy figurave më të rëndësishme aty, mes presidentit Ademi dhe Sekretarit Salihu.Këto informacione padyshim se e kanë shqetësuar opinionin, pasi që madje thuhej se konfliktin fizik me Ademit e Salihut e kanë evituar personeli i federatë, të cilët disa prej tyre të kontaktuar nga “Presheva Jonë” e kanë mohuar të gjithën si ngjarje, madje janë habitur me pretendimet e mediave për diçka të pa qenë.

Njëri prej punonjësve të federatës, me të cilin biseduam, madje na tha se “Për çfarë konflikti po flisni? Agim Ademi e Eroll Salihu kanë mundur të kenë konflikt, po supozoj mbase përmes telefonit në distancë, qesh, nuk e di a jeni të njoftuar se presidenti gjindet në Gjermani, hini pak shikoni në facebook i ka postu disa fotografi nga takimet atje, ne vetëm një Agim Ademi e kemi, ai gjendet sic ju thash në Gjermani, tjetër Agim Ademi nuk kemi në FFK, që ka mundur të rrahet me z. Erroll Salihu”, ka përfunduar në përgjigjen e tijë punonjësi i FFK-së.

Vlenë të theksohet se është një tendencë për destabilizim në federatë saherë që jemi në prag të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës, e pse po ndodhë kjo, dikush duhet të japë shpjegime.

Ps. Ndërkohe ky është një publikim i FFK-së në lidhje me takimet e z. Ademi në Gjermani.

Presidenti Ademi takoi zëvendëspresidentin e DFB-së, Hermann Winkler 

Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Hermann Winkler. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe miku i FFK-së dhe ambasador nderi i Kosovës, Rainer Milkoreit si dhe përfaqësuesit e Kosovës në Gjermani, vëllezërit Shoshi. Fillimisht presidenti Ademi e uroi z. Winkler për postin e ri në DFB dhe i dëshiroj suksese, teksa u bised për Memorandum e Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Me këtë rast palët u dakorduan që në qershor të fillohet me projektet e përbashkëta, e ku gjithçka do të nisë te shkuarja e një pjese të stafit të FFK-së në DFB për t’u trajnuar në çështjet juridike-administrative. Këtë çështje presidenti Ademi e vlerësoi si urgjencë të FFK-së, në mënyrë që unifikohen dokumentet me DFB-në dhe FFK të jetë sa më e përpiktë në këtë segment. Ndërkaq, nënkryetari i DFB-së, Winkler u shpreh se FFK-ja dhe Kosova do ta kenë përkrahjen e përhershme të DFB-së dhe Gjermanisë, derisa kërkoi nga presidenti Ademi që ta vazhdojë rrugën e drejtë dhe reformat e nevojshme në FFK. Ndërkaq, z. Milkoreit u zotua se do t’i mbikëqyrë të gjitha projektet e DFB-së me Kosovën, të cilat tani do t’i vazhdojë z. Winkler. Po ashtu, ata paralajmëruan se shumë shpejt do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments