Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake.
Sipas The Sun, futbollistët e klubit londinez po përdorin një sobë me mikrovalë për të ngrohur këpucët para ndeshjeve.
Prapaskena e pabesueshme është zbuluar nga një burim brenda klubit, që ka zbuluar se në Stamford Bridge është instaluar një sobë me mikrovalë në dhomat e zhveshjes me qëllimin për të ngrohur këpucët.
“Këpucët moderne nuk kanë më lidhëse dhe për të qëndruar të ngjitura pas këmbës përdoret një efekt shtrëngues që, shpesh, nëse temperaturat janë të ulëta, mund të dëmtojnë këmbët”, ka thënë burimi anonim për The Sun.
Ja pse, me sa duket, soba me mikrovalë u ka ofruar lojtarëve të Tuchel një opsion me të vërtetë interesant: ngrohjen e këpucëve me mikrovale për të patur disa avantazhe në fushë.
“Lojtarët i vendosin këpucët në sobën me mikrovalë për rreth një minutë, dy në maksimum dhe ato bëhen shumë të buta”.
Ku i dihet nëse tani në Premier League do të ketë një skuadër tjetër që do të marrë shembullin e Chelsea-s dhe të instalojë një sobë me mikrovalë në dhomat e zhveshjes.