Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se është i gatshëm të duelojë kudo ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Ky i fundit është kampion bote i peshës së rëndë në kategorinë WBC.
Prej kohësh palët po diskutojnë për një sfidë mes tyre, e cila pritet të organizohet këtë verë. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote të këtij Divizioni. Përpos kësaj, Joshua u shpreh se në këtë duel do të jetë ai “shefi”.
Për “Sky News”, Joshua tha: “Pandemia duket sikur po largohet dhe ne jemi duke punuar për të gjetur një datë dhe një vend për të organizuar këtë sfidë, që me sa duket se do të zhvillohet në qershor”.
“Nëse Tyson është serioz në deklaratat e tij dhe unë besoj se është i tillë, ai e di se ku të vijë dhe të më gjejë. Unë jam shefi. Unë jam gati dhe mezi e pres këtë sfidë. E vetmja gjë që dëshiroj është të dueloj, të dueloj dhe vetëm të dueloj”, tha Joshua.