No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga...

Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit Arbër Zeneli me anë të një video nga het-triku i tij i paharrueshëm për Kosovën kundër Azerbajxhanit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit francez Reims mbush sot (e enjte) 26 vjet.

Në ditëlindjen e tij, Zeneli ka pranuar shumë mesazhe nga njerëzit e dashur dhe tifozët e Kosovës dhe Reims.

Megjithatë, ylli i Kosovës ka pranuar edhe një urim të veçantë nga faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter.

Faqja e UEFA-s është përkujdesur t’ia urojë Zenelit ditëlindjen me një video nga het-triku i paharruar ndaj Azerbejxhanit në fitoren 4-0 të Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Urime ditëlindjen, Arbër”, shkruan në përshkrimin e videos së postuar nga faqja e UEFA-s në gjuhen gjermane.

Ndryshe, Zeneli ka debutuar me Kosovën në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar shtatë gola.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments