No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 3:1. Kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Kreshnik Ukës, në minutën e 18-të. Shifrat i barazoi Simonovski (38’), por gjërat për “Niklin” u përkeqësuan në finish të pjesës së parë kur Bojku u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Menjëherë pas këtij përjashtimi erdhi edhe ndëshkimi tjetër, kur Erlis Frashëri realizoi në kohën shtesë për epërsinë e Drenicës, 2:1. Ndërkohë, golin e qetësisë për kuqezinjtë e Skenderajt e realizoi Kreshnik Uka, në minutën e 78-të. Në ndeshjen tjetër, Arbëria fitoi pa telashe në duel me Besën, me rezultat të pastër 3:0. Golat për skuadrën e Arbnor Morinës i shënuan Marclei (8’), Bahtiri (34’) dhe Kryeziu (46’).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments