
Shtohen dyshimet mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s tek Juventus. Të paktën, sipas kompanive të basteve. Analistët e Sisal Matchpoint e japin me 1.65 lamtumirën e portugezit nga Torino verën e ardhshme.
Një kuotë shumë më e ulë se ajo e qëndrimit të tij me bardhezinjtë, 2.10.
Kontrata e portugezit, i cili paguhet 31 milionë euro në sezon nga kampionët e Italisë, do të skadojë më 30 qershor të 2022-shit.
Shumë mund të varet nga rezultatet e marra nga skuadra në fund të sezonit. Gjithsesi, kontrata e CR7 nuk është i vetmi shqetësim për Juventus, që duhet të zgjidhë edhe çështjen Dybala, kontrata e të cilit skadon gjithashtu në vitin 2022.