No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtinën e favorizojnë statistikat para përballjes me Dritën

Prishtinën e favorizojnë statistikat para përballjes me Dritën

Kryendeshja e javës së 21-të në Superligën e Kosovës do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” mes FC Prishtinës dhe Dritës.

Dy skuadrat do të përballen pasnesër në ndeshjen e pestë zyrtare këtë edicion, apo të tretën kampionale.

Në katër ndeshjet e këtij edicioni, prishtinasit kanë korrur dy fitore (3:1 në Superkupë dhe 1:0 në Kupë), deris akanë edhe dy barazime – 0:0 dhe 1:1 – në kampionat.

Në përgjithësi, në 52 përballje, FC Prishtina ka 23 fitore, Drita dhjetë fitore dhe 19 ndeshje janë mbyllur baras.

FC Prishtina është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në kampionat, derisa Dritën e pret si skuadra më në formë në ligë sivjet. 

Nga ana tjetër, Drita udhëton në kryeqytet pas humbjes 1:2 nga Trepça ’89 në Gjilan.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments