No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Vjen vendimi i shumëpritur, tifozët kthehen në muajin maj

Vjen vendimi i shumëpritur, tifozët kthehen në muajin maj

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e futbollit anglez.

Ai ka thënë se duke filluar nga 17 maji, do të rikthehen tifozët në stadiumet angleze.

Sipas tij, fillimisht do të lejohen dhjetë mijë tifozë në tribuna, ndërkaq në stadiumet e vogla rreth katër mijë.

Kjo ka ardhur si pasojë e zbutjes së masave pas pranverës, ndërkohë që nëse situata nuk del nga kontrolli, atëherë nuk përjashtohet mundësia që gjysmëfinalet apo finalja e Evropianit të luhet me stadium plot.

Kujtojmë se Anglia është një nga 12 vendet pritëse të evropianit, që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit u shty për verën e këtij viti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments