Futbolli kosovar përkatësisht Trepça ’89 ka qenë shumë afër njërit nga transferet më të mëdha në histori të futbollit kosovar, shkruan Futbolli.info.
Drejtuesit e klubit mitrovicas deklaruan se ishin pajtuar me kushtet financiare me ish-futbollistin e Lazios Luis Pedro Cavanda, megjithatë transferi nuk u realizua për arsye të infrastrukturës.
Sipas kryetarit të KF Trepça ’89, Abedin Zeka në një deklaratë për “Dueli Sportiv”, Candreva nuk pranojë të luajë pasi i pa kushtet e tmerrshme në zhveshtoret e stadiumeve.
Kjo iu është dukur e çuditshme futbollisit të njohur, Liridon Leci i cili e ka pyetur Zeken se pse nuk është investuar në zhveshtore kur dihet se FFK ndanë mjete për t’u rregulluar ato.
“Sa e di unë FFK u ndanë mjete financiare klubeve për t’i rregulluar zhveshtoret. Nuk e di shumën por e di që FFK-ja ka ndarë mjete. Pse nuk është investuar në zhveshtore nuk e di. Llapi i ka zhveshtoret shumë të mira, te Drita i arsyetoj pasi stadiumi është në rivonim dhe nuk kanë pasur si të investojnë në zhveshtore, por në stadiumet tjera është dashur të rregullohen”, ka thënë në “Dueli Sportiv”, Liridon Leci. /Futbolli.info