Boksieri shqiptar Florian Marku, ka qenë i pamëshirshëm në meçin e sotëm përballë boksierin nga Britania, Rylan Charlton.
28-vjeçari e ka mposhtur me ndërprerje britanikun duke e detyruar trajnerin ta hedh peshqirin në raundin e 8-të.
Luftëtari shqiptar ashtu siç kishte premtuar se sonte do të jetë spektakolar ashtu edhe doli, pasi gjatë gjithë kohës ishte më i mirë sesa britaniku duke e detyruar trajnerin të reagojë dhe ta ndërpresë meçin.
Ky është edhe një sinjal se Florian Marku është në rrugë të mirë të arrijë objektiva të mëdha në boksin profesionist.
Meçi u zhvillua në “The SSE Arena” dhe ka sjellë një luftë të fortë nga të dy boksierët.