Oscar Valdez, është kampioni i ri i boksit në peshat super të lehta në WBC.
Valdez mundi bashkatdhetarin e tij Miguel Berchelt me nokaut në raundin e dhjetë në këtë meç që u zhvillua në Las Vegas.
Berchelt, që në ring zbriti si kampion nuk arriti ti mbijetojë një goditje duke përfunduar i shtrirë në dysheme pa ndenja, transmeton Demokracia.
“Ky nokaut ishte gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë”, komentoi basketbollisti legjendar amerikan Magic Johnson.
Më poshtë mund të shihni videon ku shihet goditja fatale e Valdez.