No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Agim Ademi - njeriu i Gjeneratës së Republikës, kërkon nga shteti që...

Agim Ademi – njeriu i Gjeneratës së Republikës, kërkon nga shteti që t’i njihet statusi sportistëve të viteve të 90-ta

Është bërë më shumë se punë në vitet e 90-ta (1991-1999) në organizimin e garave të Republikës së Kosovës, po ashtu një rezistencë e fuqishme kundër regjimit serb! 

Vera e vitit 1991, një verë tropikale si gjithmonë nga klima ballkanike, por edhe më e nxehtë nga tensionet politike dhe në vitet e shpërthimit të luftës në Kroaci dhe pastaj edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa Kosova u okupua nga të gjitha anët me arsenalin me të rëndë ushtarak e paraushtarak të pushtuesit serb. 

Sportistët shqiptarë si kurrë më unik, të gjithë ishin në gjendje të vdesin për njërin tjetrin dhe vepruan një zëri: Kurrë më në garat ish jugosllave dhe me klubet serbe.  Gjithçka mori fund me 10 gusht, Prishtina zhvilloi ndeshjen e fundit në Shkup kundër Ballkan Stokokomercit dhe fitoi me rezultat 2:1 me golat e Ergin Ajdinoviqit.  Pas kësaj nuk i zhvilloi takimet me Rudarin në Prijedor dhe as me Mogrenin e Budvës në Prishtinë në kuadër të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, gjithçka mori fund! ImageFOTO GALERI

Kombëtarja e Kosovës në vitin 1993 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë

Sportistët tanë në të gjitha degë sportive ndahen me sportet ish jugosllave dhe serbe, kjo e elektrizoi fort regjimin serb, që besa në atë vit edhe krimineli Arkani zbarkon në Prishtinë, një këlysh i kryekasapit Sllobodan Millosheviq, turren në të gjitha anët e Kosovës, uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive dhe dëbuan sportistët shqiptarë në rrugë, madje disa edhe i sulmuan, i arrestuan dhe i morën në bisedë informative, vetëm pse luanin në Kampionatin e Republikës së Kosovës! 

Kjo ishte fytyra kriminale e Serbisë. Populli shqiptar i Kosovës në luftë në të gjitha sferat me agresorin serb. Agim Ademi, ish futbollist, veprimtar i shquar dhe një trim që se kishte shoqin në ato vite, së bashku me shumë veprimtarë, trajnerë, donatorë, futbollistë, vëzhgues, gjyqtarë etj. morën vendimin e madh: Nga shtatori të startojë Kampionati i Pavarur i Republikës së Kosovës, ku ndeshja e parë luhet me 13 shtator (ashtu është e regjistruar edhe zyrtarisht në faqen e FFK-së) mes Flamurtarit dhe Prishtinës, triumfuan “flamurtarët” me rezultat 3:2.ImageFOTO GALERI

Foto e viteve të 90-ta në Dumnicë, Agim Ademi, Fehmi Agani dhe Xhemajl Mustafa

Agim Ademi i takon Gjeneratës së Republikës! Ai ka qenë president i klubit të futbollit Kosova e Prishtinës në vitet e 90-ta, një klub aq mirë i organizuar dhe që shumë ia kishin lakmi, garonte në Grupin e Prishtinës fyt për fyti me Prishtinën, Flamurtarin, Llapin, 2 Korrikun, Ramiz Sadikun, Elektroekonominë etj.

Ademi ishte halë në sy për regjimin kriminal serb, për bandat serbe sepse krahas që merrej me veprimtari sportive përkatësisht të futbollit, ai ishte edhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare!  Ademi sot është president i Federatës së Futbollit të Kosovës, kur i kujton ato kohëra, për një moment ndalet dhe merr frymë thellë, emocionohet deri në pikën e fundit, duke i përmendur një nga një trimat e asaj kohe që kishin pozita si Agim Bytyqi, president i FFK-së, Sejdi Mërkoja, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, Ali Latifi, që i bëri aktet normative sportive, Agim Kasapolli,  Rexhep Abdullahu (kryetar i FFK-së 1993-2000), Mazllum Belegu, Ismajl Kasumin (kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës), e shumë e shumë figura tjera, që dhanë gjithçka për sportin dhe shtetin e Kosovës.ImageFOTO GALERI

Rexhep Abdullahu, Ramë Buja dhe Agim Ademi në vitet e 90-ta

Agim Ademi, si president i institucionit më të madh në vend, po përgatitet për kremten e madhe, 30 vjetorin, 3 dekadat e mëvetësimit të futbollit nga ai serb dhe ish jugosllav. 

“I falënderohem të gjithë atyre që kanë lejuar tokat e tyre (tokat pjellore) që të shndërrohen në fusha të futbollit dhe të gjithë donatorët që kanë qenë vullnet mirë, bizneset private qofte edhe biznesi më i vogël, janë solidarizuar me futbollin dhe sportin, duke i bërë rezistencë okupatorit serb”, tha Ademi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ademi tha se tri segmentet e shtetësisë së Kosovës ishin arsimi, shëndetësia dhe sporti.

“Më vjen keq që sot në 30 vjetorin e festës së pavarësimit të futbollit disa nuk janë në këtë botë, që ka qenë periudha me e lavdishme që ka ndodhur në Kosovë, askund në botë nuk ka ndodhur me u organizua liga siç e kemi organizuar në fusha të improvizuara dhe në ato rrethana më rregulla të UEFA-së dhe FIFA-së, i kemi respektuar kalendarin e tyre, kemi nxjerr kampionin edhe pse nuk kemi shkuar askund për rrethana siç dihet dhe janë të njohura të viteve të 90-ta”, tha më tej. 

“Në ato rrethana dhe kushte të rënda, Kosova e rrethuar nga okupatori serb, kemi organizuar ekipin kombëtar me trajnerin e parë të emëruar Ajet Shosholli, me kryetar Agim Bytyqi, e shumë të tjerë, kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Bile në UEFA kur iu kemi treguar për ecurinë e proceseve që kemi kaluar në vitet e 90-ta, janë mahnitur dhe habitur, sidomos për pengesat dhe represionit që kemi pasur nga Serbia”, theksoi Ademi. Nuk i harron as gazetarët që dhanë shumë as fotoreporterët si Gani Kosumi dhe Hazi Reka, që vepruan në kushte jetë a vdekje. 

“Do ta festojmë këtë vit jubilar – 30 vjetorin. Ne si federatë, Këshill organizativ, do t’i ftojmë të gjithë ata njerëz, sponsorë e donatorë, futbollistë, trajnerët, kryetarë të klubeve të asaj kohe, gjyqtarë, vëzhguesit, gjithë veprimtarët sportivë, do të nderohen dhe të jemi bashkë”, nënvizoi Ademi. Një emër që nuk e harron e që bëri shumë, padyshim është Ali Latifi, prej të parëve që kundërshtoi regjimin serb. “Ali Latifi, është njeriu që bëri aktet normative. Një jurist, karateist dhe gjyqtar i gjyqit, njeri shembullor e kombëtar”, thotë Ademi. Krejt në fund,  Ademi ka një kërkesë për shtetin e Kosovës.

“Kërkoj nga organet e tashmi të shtetit që t’i njihet statusi gjithë sportistëve të asaj kohe, të viteve të 90-ta. Nuk po kërkoj as më shumë e as me pak, vetëm t’u njihen statusi që e meritojnë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të kritikojnë

“Atij i mungon goli”. Kështu e komentonte Pirlo momentin jo shumë të ndritshëm të Morata, i cili në fakt kishte shënuar vetëm tre gola...

“L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e...

E kritikon një tifoz, ylli francez i Newcastle bën reagimin epik

Newcastle fitoi 1-2 në fushën e Burnley ditën e djeshme, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për objektivin mbijetesë. “Qymyrxhinjtë” përmbysën gjithçka...

Shpërthen Lineker: VAR-i qesharak, na nxiu jetën. Nuk ka më festë te goli

As VAR-i nuk po arrin t’i japë fund gabimeve në ndeshjet e futbollit. Mënyra e përdorimit të teknologjisë ka krijuar polemika të...

Recent Comments