No menu items!
Ballina KRYESORE Skitari Albin Tahiri i suksesshëm në Itali, këto janë fjalët e...

Skitari Albin Tahiri i suksesshëm në Itali, këto janë fjalët e tij pas garës

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka marrë rezultate fantastike në Botërorin e Skive që po mbahet në Itali.

Skiatori kosovar, Albin Tahiri e ka përmbyllur garën në sllallomin e madh në vendin e 37-të në Botërorin e Skive që po zhvillohet në Alpet Dolomite, në Cortina D’Ampezzo.

Ai në lëshimin e parë ishte në pozitën e 52-të por në lëshimin e radhës arriti të marrë pikë sa të pozicionohet i 37-ti.

Rezultat historik është arritur edhe për Shqipërinë në këtë Botëror.

Skiatori shqiptar më i mirë, Erjon Tola, është renditur në vendin e 34-t në sllallomin gjigant, tri pozicione më mirë se Tahiri.

“Mendoj se ishte rezultat i mirë. Vendi 37 në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të shtojë se shtegu ishte shumë i vështirë, shumë akull, sidomos në fillim, ndërsa ky ishte kursi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, deklaroi 31-vjeçari Albin Tahiri, për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments