No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Rrahmani protagonist, Napoli thyen Juventusin në “Diego Maradona”

Rrahmani protagonist, Napoli thyen Juventusin në “Diego Maradona”

Napoli ia del të thyejë kampionët e Juventusit në sfidën e javës së 21-të në Serie A. Ekipi i Gattusos mposhti 1-0 bardhezinjtë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Goli i fitores u realizua nga Lorenzo Insigne në minutën e 31-të.

Amir Rrahmani u pengua në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit e ekipit mik dhe kryesori akordi penallti pasi pa gjithçka në VAR. Kapiteni mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi përballë polakut Wojciech Szczesny.

Juventusi reagoi dhe gjeti barazimin pas një ore lojë, por goli i Moratës u anulua për pozicion të parregullt. Djemtë e Andrea Pirlos e shtuan presion, por Rrahmanin me shokë rezistuan ndaj sulmeve të “Zonjës” dhe siguruan tre pikë fantastike.

Fitore qetësie për Gattuson, i cili ka kaluar një moment të vështirë dhe zërat e shkarkimit të tij kanë qenë të shumta gjatë kësaj kohe. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Napolin në vend të katërt me 40 pikë.

Një pozicion më sipër renditen kampionat në fuqi, të cilët numërojnë 42 pikë, 7 më pak se Milani kryesues. Përballja tjetër e luajtur në orën 15:00 mes Torinos dhe Genoas u mbyll në barazim pa gola.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments