No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Flick: Ky është sezoni më i bukur i Bayern Munchen

Flick: Ky është sezoni më i bukur i Bayern Munchen

Bayern Munchen festoi fitimin e një tjetër trofeu ditën e djeshme, i gjashti me Hansi Flick si trajner. Gjermani mori drejtimin e ekipit bavarez nëntorin e vitit 2019 dhe po bën një punë të shkëlqyer në stol.

Djemtë e tij mposhtën 1-0 meksikanët e Tigres falë golit të Pavard dhe fituan Botërorin për Klube. 6 trofe si trajner i Bayern Munchen dhe vetëm 5 humbje, një statistikë e jashtëzakonshme për Flick, i cili tha këto fjalë:

Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munchen.

Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit, por djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë, është e pabesueshme ajo që kemi arritur“, deklaroi Flick.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments