Juventus ka mposhtur edhe Sampdoria-n dhe ka mbajtur ritmin e Milan-it kryesues. Bardhezinjtë mbeten shtatë pikë larg vendit të parë, por me një ndeshje për të rikuperuar.
Trajneri Andrea Pirlo ka analizuar situatën e skuadrës së tij për Sky Sport: “Chiesa ka sjellë energji, freski dhe uri. Jemi të kënaqur me paraqitjet e tij. Më në fund arrin t’i mbyllë aksionet kur shkojmë nga ana tjetër”.
“Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më parë, përndryshe kundërshtari fiton zemër. E rëndësishme është të fitojmë. Po përmirësohemi. Tani kemi njëfarë fizionomie. Tani po shikoj skuadrën që më pëlqen”, ka thënë Pirlo.