No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Lucas Hernández shkakton “tërmet” te Bayerni

Lucas Hernández shkakton “tërmet” te Bayerni

Lucas Hernández nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij te Bayern Munich dhe për këtë arsye nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit që gjiganti gjerman i ka propozuar. Ky fakt është duke shkaktuar një tërmet brenda klubit, pasi Salihamidžić (drejtori sportiv) është irrituar me Flick për faktin se ai preferon të rreshtojë Alaba dhe Boateng para francezit.

Nëse Lucas nuk është i lumtur dhe nuk ka shkëlqimin që dëshiron, ai nuk do të rinovojë. Disa muaj më parë, ai siguroi se do të largohej nëse nuk shihej si lojtar i rëndësishëm në Bavari. Për këtë arsye, Salihamidžić po bën presion tek Flick për ta llogaritur më shumë francezin. Sidoqoftë, trajneri gjerman vazhdon të mbajë si startues Alaba dhe Boateng. Çështja e Alaba është e qartë, pasi ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Pa Alaba dhe pa Lucas, Bayerni do të kishte një problem të madh pas. Në moshën 24 vjeç, Lucas kërkon të bëjë një hap përpara, të jetë një nga qendrat më të njohura të momentit. Ai ka një kontratë në fuqi me Bayernin deri në vitin 2024, por duhet të shohim nëse e përmbush atë… Me statusin aktual, francezi do të kërkojë të largohet patjetër, sepse do të luajë rregullisht.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments