No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së prezanton trajnerët e rinj të Kombëtares U21 dhe të...

Presidenti i FFK-së prezanton trajnerët e rinj të Kombëtares U21 dhe të futsallit

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21 dhe për Kombëtaren A në futsall. Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet, derisa Kombëtarja e futsallit nga trajneri i njohur, Arben Simitçiu.

Presidenti Ademi me rastin e prezantimit të përzgjedhësve të rinj ka falënderuar për punën e deritashme përzgjedhësit e U21, Rafet Prekazi e Erdogan Celina dhe përzgjedhësin e futsallit Ramadan Cimili, teksa ka thënë se ata do të jenë pjesë e rëndësishme e federatës edhe në të ardhmen por në role tjera. Ai ka thënë se ka qenë e nevojshme të bëhen ndryshime në ekipet kombëtare në kërkim të rezultateve dhe rritjes së përgjegjësisë.

“Sot kam kënaqësinë që t’i prezantoj përzgjedhësit e rinj të Kombëtares U21, Michael Nees dhe Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu. Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21 është një punëtor sportiv nga Gjermania, i cili tash e 4 vjet e ka dhënë kontributin e tij në FFK si drejtor teknik. Michael Nees ka përvojën e duhur në këtë aspekt, pasi ka qenë pjesë e Kombëtareve të Afrikës së Jugut dhe Izraelit dhe tani këtë përvojë të tij do ta bartë tek Kombëtarja U21 e Kosovës. Ndërkaq, Arben Simtçiu, ka punuar me shumë sukses në Çeki dhe në shumë vende të tjera. Besoj që bashkëpunimi do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe përvoja e tij do t’i shërbejë ekipit kombëtar për të arritur në një nivel më të lartë”, ka theksuar presidenti Ademi.

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares U21, Michael Nees shprehu falënderimin e tij ndaj presidentit Ademi dhe FFK-së për besimin e dhënë, teksa shpreson në suksese me Dardanët e rinj. “Kemi punuar bashkë tashmë katër vjet dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin dhe lirisht mund të them se është krijuar besimi i ndërsjellë. Duhet t’i falënderojmë edhe trajnerët që kanë qenë më parë, e të cilët kanë bërë një punë të mirë, por ndonjëherë duhet të bëjmë ndonjë ndryshim dhe të largohemi nga komfort-zona. Kur kemi diskutuar muajin e fundit kemi arrit në konkluzion që ta bashkojmë aspektin teknik dhe sportiv. Gjithçka është e ndërlidhur njëra me tjetrën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të krahasohemi me kombëtaret e mëdha. Besoj se do ta menaxhojmë këtë”, është shprehur Nees.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i ri i Kombëtares së futsallit, Arben Simitçiu, i cili ka drejtuar me shumë sukses ekipet e Benagos dhe Sparta Pragës u shpreh i lumtur që iu ka dhënë mundësia që përvojën dhe dijen e tij në këtë sport ta transmetojë edhe në ekipin kombëtar.

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin. Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë. Shpresoj se do të na prijë e mbara”, ka thënë Simitçiu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments