No menu items!
Ballina KRYESORE Kosova ia rrëmben një talent të madh Zvicrës

Kosova ia rrëmben një talent të madh Zvicrës

Orges Bunjaku është pranë kompletimit të dokumentacionit për të fituar shtetësinë e Kosovës, ndërsa në Federatën e Futbollit të Kosovës presin që ai të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes, për ndeshjet e muajit mars. Kështu të paktën ka thënë të enjten për KOHËN një zyrtar i lartë i FFK-së në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit të FFK-së, mesfushori i Baselit zviceran ka pranuar të luajë për Kosovën dhe vlerësohet të jetë e ardhmja e “Dardanëve”.

“Bëhet fjalë për një talent që premton shumë në të ardhmen dhe është më së afërmi të na bashkohet nga shumë lojtarë të kontaktuar. Ai vlerësohet e ardhme e jona dhe ne do të jemi vazhdimisht në kërkim të talenteve për ta rritur cilësinë dhe për të menduar edhe për të ardhmen”, ka thënë burimi i KOHËS.

Orges Bunjaku

Bunjaku është 19-vjeçar dhe është zhvilluar te të rinjtë e Baselit. Me ekipin e Baselit ka kontratë profesioniste të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa këtë edicion në Superligën zvicerane ka luajtur pesë ndeshje. Ai një ndeshje e ka luajtur edhe në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës. Ndonëse vlerësohet me potencial të madh, Baseli aktualisht nuk po llogarit shumë në Bunjakun. Së fundi ia ka dhënë rastin më 12 dhjetor, ndërsa në dy prej katër ndeshjeve të fundit nuk ishte fare i grumbulluar.

Bunjaku ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës. Me grupmoshën U19 ka tre gola në gjashtë ndeshje. Ai një ndeshje gjatë vitit 2020 e ka luajtur edhe për U-20 të shtetit helvetik.

Ndërkohë, Muharrem Sahiti, drejtues në përfaqësuese, ka konfirmuar për KOHËN se situata me Bunjakun është e mirë.

“Interesimi dhe kontakti ka nisur qysh më herët. Është pjesë e projektit tonë si lojtar i së ardhmes. Llogarisim seriozisht në të për të ardhmen. Kontaktet kanë qenë qysh më herët dhe situata është e mirë, por derisa të bëhet 100 % i yni nuk mund të japim garanci. Dëshira është edhe e jona, por edhe e vetë lojtarit të luajë për Kosovën. E mira është se përzgjedhësi Bernard Challandes e njeh Orgesin që në moshë të re, kur ka qenë pjesë e Baselit dhe raportet janë të mira”, ka thënë Sahiti, që ende zyrtarisht mban postin e trajnerit të parë të Kosovës A. Ai do të kalojë në postin e drejtorit të përfaqësueses, por vendim zyrtar për këtë ende nuk ka.

Ndërkohë menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala, nuk e ka mohuar mundësinë që Bunjaku të jetë pjesë e Kosovës qysh nga muaji mars.

Orges Bunjaku

“Për momentin nuk mund të flas asgjë në lidhje me këtë çështje”, ka shtuar Shala.

Muharrem Sahiti ka thënë se në situatë të mirë janë edhe me sulmuesin e ri të Hammarbyt, që garon në elitën e Suedisë, Astrit Selmani.

“Në projektin tonë përfshihet edhe Astriti, që po ashtu vlerësohet shpresë e madhe e futbollit. Është situatë e mirë dhe shumë shpejt do të mësoni më të rejat dhe ardhjet e reja të Kosovës. Kemi një plan të mirë dhe unë besoj se do të realizohet me përpikëri. Jemi duke punuar maksimalisht në atë drejtim. Disa punë na janë shtyrë shkaku i situatës me koronavirus dhe kufizimit të lëvizjes. Por, gjithsesi ne nuk kemi qëndruar duarkryq”, ka thënë Sahiti.

Kosova në mars i luan tri ndeshje, ndërsa nis kualifikimet për Botërorin 2022.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments