No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova U21 mëson orarin e ndeshjeve kualifikuese

Kosova U21 mëson orarin e ndeshjeve kualifikuese

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për Kombëtaret U21, ku Kosova u vendos në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën. Ndërkohë, në orët e pasdites janë caktuar edhe terminet e ndeshjeve të këtij grupi. Kosova U21 në muajin mars nuk do të ketë ndeshje kualifikuese, derisa duelin e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese do ta ketë kundër Andorrës në qershor, teksa në shtator do të jetë mysafire e Anglisë.

Orari i ndeshjeve të Kombëtares U21

8 qershor, 2021 Kosova – Andorra

7 shtator, 2021 Anglia – Kosova

7 tetor, 2021 Kosova – Republika e Çekisë

12 tetor, 2021 Republika e Çekisë – Kosova

16 nëntor, 2021 Kosova – Shqipëria

25 mars, 2022 Kosova – Sllovenia

29 mars, 2022 Sllovenia – Kosova

4 qershor, 2022 Andorra – Kosova

10 qershor, 2022 Kosova – Anglia

14 qershor, 2022 Shqipëria – Kosova

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments