No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë. Skuadra nga Suhareka do të përballet me skuadrën Montana, që garon në elitën e futbollit të Bullgarisë.

Ballkani ka luajtur deri më tani tri miqësore në qytetin bregdetar turk. Ka shënuar tri fitore. Dy prej fitoreve i arriti ndaj skuadrave që janë të njohura dhe goxha mirë të renditura në kampionatet e vendeve të tyre.

Jagiellonia e Polonisë dhe Vorskla e Ukrainës janë skuadrat që u mposhtën nga Ballkani. Jagiellonia renditet e shtata në Poloni, ndërsa Vorskla e pesta në Ukrainë. Ato kanë pësuar 2:1 nga Ballkani, që ka shënuar fitore edhe kundër ekipit U-21 të CSKA Moskës, me rezultatin 3:0.

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, ka thënë se ka marrë sinjal të fortë nga përgatitjet që skuadra po i zhvillon në Antalia. Shkëmbi mori drejtimin e Ballkanit pas largimit të Ismet Munishit.

Shkëmbi shpreson që futbollistët e tij të vazhdojnë me fitore edhe në Superligën e Kosovës. Ballkani stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar e ka mbyllur në vendin e dytë me 38 pikë, tri më pak se liderja dhe kampionia në fuqi, Drita.

“Deri në këto momente jam shumë i kënaqur me ekipin, i kënaqur me lojtarët për atë që po bëjnë deri tani. Këto janë ditë të lodhshme për skuadrën, për çdo lojtar. Por, mënyra si po i përballojnë lojtarët, mua më pëlqen dhe jam i kënaqur deri te kjo pjesë. Kemi realizuar ato objektiva që kemi për këtë pjesë të fazës përgatitore dhe shpresoj ta përmbyllim me sukses sidomos në pjesën e lëndimeve, ku shpresoj të mos kemi asnjë të lënduar”, ka thënë Shkëmbi, që në Kosovë ka pasur sukses me Lirinë e Prizrenit.

Shkëmbi si trajner është vlerësuar edhe në Shqipëri sa ishte pjesë e Teutës së Durrësit, ndërsa edhe si lojtar ka pasur karrierë të suksesshme.

Trajneri korçar insiston se për të pasur skuadra e tij sukses në Kosovë duhet të vazhdojnë të punojnë fort.

“Fitoret i vlerësoj, pavarësisht se janë miqësore, dy prej tyre të nivelit të lartë. Deri diku jam i kënaqur, por unë e di shumë mirë që miqësoret mbesin vetëm miqësore dhe asnjëherë nuk mund të shohësh atë skuadrën më të fortë kundërshtare. Atë që kemi bërë, deri diku më ka kënaqur dhe patjetër të gjithë e dinë që duhet të punojmë ende për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nga fitoret kam marrë sinjale pozitive, e shikoj skuadrën që është rritur dhe kërkon të fitojë ndaj çdo skuadre. Këto janë sinjalet më të forta që kam marrë deri më tani”, ka thënë trajneri 41-vjeçar.

Ish-mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë ka bindjen se ekipi i tij do ta ruajë formën që e ka fituar në Antalia. Ballkani të premten do të kthehet në Kosovë për t’i vazhduar përgatitjet në Suharekë. Stinori pranveror i Superligës është paraparë të nisë më 13 shkurt.

Ballkani pretendon titullin e kampionit, synim që Shkëmbi thotë se mund të arrihet vetëm me angazhim.

“E kam bindjen që do të vazhdojmë me rezultate pozitive, ta kemi këtë formë, sepse po punojmë mirë, po punojmë fort. Të gjithë lojtarët po bëjnë maksimumin. Synimet i dimë të gjithë për çka i kemi dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për t’i realizuar synimet që kemi”, ka thënë Shkëmbi.

Të martën nga Antalia është kthyer skuadra e Llapit. Ndërkohë Drita, Prishtina e Arbëria prej skuadrave të Superligës po vazhdojnë përgatitjet në këtë vend.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments