No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Bylbyl Sokoli zyrtarizon dy përforcimet e fundit të Gjilanit

Bylbyl Sokoli zyrtarizon dy përforcimet e fundit të Gjilanit

Qëndrim Dautaj dhe Ardin Dallku kanë mësuar të ardhmen e tyre. Dyshja që thuhej se ishin në prova tek Gjilani, tashmë i kanë të sigurta kontratat e tyre.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

Gjatë një bisede me Gazetën Olle, “profa” tregoi se përgatitjet kanë shkuar mirë, futbollistët kanë dhënë maksimumin dhe se Dautaj e Dallku janë pjestarë të Gjilanit qysh prej ditës kur kanë ardhur në skuadër, dhe nuk kanë qenë aspak në prova siç raportohej.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi edhe shumë punë për të bërë ende, por me rëndësi është se të gjithë futbollistët po japin maksimumin për të gjetur formën dhe për të qenë gati”

“Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova siç aludohej, ata janë anëtar të SC Gjilanit dhe kanë treguar formë shumë të mirë në këto ditë”- u shpreh Sokoli për “Gazetën Olle”.

Gjilani tregoi performanca të mira në fazën përgatitore të zhvilluar në Durrës, skuadra do të provojë të bëjë befasinë në Superligë gjatë verës ndërsa sigurisht objektivi kryesor mbetet triumfi në Kupën e Kosovës.

Dueli i parë zyrtar i pranverës për “Skifterat” do të jetë pikërisht ai i kupës kundër Istogut. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments