Llapi ka përfunduar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.
Skuadra llapjane ka qëndruar për 11 ditë në qytetin bregdetar të Turqisë ku është përgatitur për edicionin pranveror.
Llapjanët kanê zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore ku morën dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina sot në mbrëmje kthehen në Kosovë.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Me punë, angazhim, diciplinë dhe pa lëndime përmbyllëm fazën përgaditore prej 11 ditësh në Antalya.
Një fazë që mund të quhet e suksesshme për skuadrën ku përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, arritëm të zhvillojmë edhe katër ndeshje kontrollese, prej të cilave arritëm dy fitore, një barazim dhe vetëm një disfatë.
Në mbrëmje skuadra rikthehet në Kosovë dhe pushon dy ditë për t’u rikthyer më pas me seancat stërvitore finale para ndeshjes së parë të Kupës dhe ndeshjeve të edicionit pranveror të Superligës!