No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sejdiu nuk e arsyeton pagën prej 9 mijë eurosh për futbollistët në...

Sejdiu nuk e arsyeton pagën prej 9 mijë eurosh për futbollistët në Kosovë

Pagat e mëdha dhe shpenzimet e shumta në futbollin tonë duket se po i shqetësojnë shumë njohësit dhe kontribuesit e vjetër të sportit.

Trajneri i njohur, Gani Sejdiu ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Sporti Total” aty ku dha edhe mendimin e tij në lidhje me këtë qështje.

“I frikësohem shpenzimeve të pakontrolluara të skuadrave, të cilat edhe në merkato edhe gjatë gjithë kampionatit bëjnë shpenzime të shumta dhe nga frika e pastaj në një kohë të caktuar unë frikësohem se do të ketë ato pasojat që ne do t’i bartim”

“Shoh eufori të tepruar të të gjitha skuadrave, mendoj që pak a shumë është e tepruar, duhet të ketë investime normalisht, por duhet që ato të jenë të kontrolluara”

“Drenica pothuajse ka marrë një ekip të tërë, ata i kanë mundësitë mirëpo përshkak të frikës që do bien nga liga bëjnë edhe këto shpenzime, shoh edhe ekipe të Ligës së Parë që po shkojnë në ritme të mira dhe janë pesë apo gjashtë klube që janë afër me Superligën, por edhe aty shoh që ka shpenzime të ekzagjëruara dhe të pakontrolluara”

“Duhet të krijohet një standart për pagat në futbollin tonë, pasi ne ende nuk e kemi atë potencial për t’i pasur ato shpenzime. Duhet të ketë një kontroll që mos të kemi pasoja më vonë kur skuadrat të mos arrijnë objektivat. Një futbollist që paguhet 4000-5000 euro mund të kontribuoj njejtë si ai që paguhet 9000” – përfundoi Sejdiu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments