No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë se 18 muaj. Kjo masë është marrë nga drejtuesit, pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e fundit. 42-vjeçari pati një ecuri të mirë (vendin e katërt) sezonin e kaluar. Sidoqoftë, këtë sezon Chelsea shpenzoi 220 milionë £ për blerje të reja, me synimin për ta mbyllur hendekun me Liverpool dhe Manchester City, krijuar në sezonet e fundit dhe për të fituar trofe. Gjë që nuk ka funksionuar, me Timo Werner dhe Kai Havertz larg pritshmërive, ashtu si performanca e bluve si ekip ka ardhur duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Humbja ndaj të besuarve të Brendan Rodgers ishte vetëm e fundit e një serie disfatash kundër ekipeve më të mira të Premier League. Chelsea ka mundur vetëm West Ham nga 11 klubet më të mira këtë sezon, ndërsa ka marrë numrin e dytë më të ulët të pikëve në këtë fazë të një sezoni, që kur Roman Abramovich bleu klubin më 2003. Lampard fitoi 1.67 pikë për ndeshje në kampionat, shifër më e ulët se e çdo trajneri të epokës së Abramovich. Ish-mesfushori i Anglisë ishte i hapur për të vazhduar, por vendimi u mor nga të tjerët më lart.

Rodgers është ndër emrat që po reklamohet për të zëvendësuar Lampard në stolin e Chelsea, por ka një kontratë afatgjatë në “King Power Stadium”. Prandaj, nuk ka gjasa të vijë në Londrën perëndimore. Krahas tij, ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl dhe Julian Nagelsman i RB Leipzig po konsiderohen për postin. Në veçanti Tuchel, duket se favorizohet për këtë detyrë. Massimiliano Allegri është gjithashtu një pretendent kryesor, por një zgjedhje afatshkurtër mund të bëhet deri në verë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments