Klubi Futbollistik A&N nga Prizreni ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar duke transferuar futbollistin e njohur kosovar.
Skuadra prizrenase ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Gjakova, Albutrint Morina.
Morina deri më tani është paraqitur për skuadrat e njohura kosovare si Vëllaznimi nga Gjakova, Feronikeli, Llapi dhe se fundmi ishte pjesë e Drenicës.
Më poshtë e keni zyrtarizimin e klubit:
