Ndeshja e djeshme e Superkupës, e cila u zhvillua në Antalia prodhoi lojë dinamike dhe të pëlqyeshme për të gjithë, ku trofeut iu gëzua Prishtina pasi fitoi 3:1. Organizimi i mirë, ritmi i lojës, aksionet e rrjedhshme, rastet e shumta, golat dhe referimi cilësor kanë bërë që fituesi i ndeshjes të mbetet në plan të dytë. Nga të gjithë kjo ndeshje u vlerësua si ogur i mirë për stinorin pranveror, i cili me të drejt presim të na sjellë lojëra cilësore dhe dramë deri në fund të kampionatit. E për organizimin e mirë të kësaj ndeshje, e cila për herë të parë u organizua jashtë vendit, FFK ka marrë lëvdata nga krerët e të dyja klubeve.
