Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, theksoi pas ndeshjes se kjo humbje do të jetë një leksion i mirë për ekipin e tij dhe se duhet të bëhen gati për kampionat, pasi që do të jetë një garë e zjarrtë.
“Kundërshtari ishte më i mirë se ne, këtë duhet pranuar. Megjithëse kishim një iniciativë në pjesën e dytë, nuk rrezikuam shumë, kjo edhe falë meritës së kundërshtarit. Është ndeshja e parë në fazën përgatitore dhe u pa edhe lodhja te futbollistët. Por, ne duhet të mësojmë shumë nga kjo humbje, pasi që na pret një kampionat i zjarrtë”, deklaroi Nuhiu.
Gjatë qëndrimit në Turqi, FC Drita do t’i zhvillojë edhe tri duele të tjera kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina.