No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Limani: Drita po bëhet gati për ta mbrojtur titullin

Limani: Drita po bëhet gati për ta mbrojtur titullin

Drita ka shpërdoruar mundësinë për ta ngritur edhe një trofe në palmaret e saj, derisa humbi finalen e Superkupës përballë Prishtinës në Antalia të Turqisë (3-1).

Megjithatë, kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani, bëri të qartë pas ndeshjes së ‘bardhekaltërit’ janë të vendosur për ta mbrojtur titullin kampion, pavarësisht kësaj disfate.

“Ishte një ndeshje e mirë, pasi që u realizuan katër gola. Ne u munduam të barazonim rezultatin në pjesën e dytë dhe krijuam hapsira, me ç’rast ja mundësuam kundërshtarit të realizoj edhe golin e tretë. Nuk dua ta minimizoj këtë trofe pasi që Prishtina e meritoi fitoren, mirëpo ne fokusim e kemi te kupa dhe në kampionat për ta mbrojtur titullin e kampionit“, deklaroi Limani.

Gjatë qëndrimit në Turqi, FC Drita do t’i zhvillojë edhe tri duele të tjera kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments