Futbollisti Lorik Boshnjaku ngriti lartë trofeun e Superkupës si kapiten i kësaj skuadre, ndërkohë që pas ndeshjes pati një dedikim të veçantë për këtë trofe.
“Kam fituar edhe më parë trofe me Prishtinën, mirëpo ky si kapiten është më i veçantë, ndaj edhe këtë trofe dëshiroj të ja dedikoj “Plisave” të cilët në mbështesin gjithmonë edhe pse tani ndodhen jashtë stadiumeve për shkak të pandemisë”, deklaroi Boshnjaku.
Gjatë qëndrimit disa ditor në Turqi, skuadra e Prishtinës do t’i zhvillojë edhe disa duele kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina.