No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë i zjarrtë dhe emocionues.
I pranishëm në këtë takim që më pas dorëzoi edhe trofeun tek skuadra fituese ishte dhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ai dha një deklaratë të fuqishme pas ndeshjes për Klan Kosovën, ku përmendi edhe marrëdhëniet me Federatën Turke.
“Ishte një lojë shumë e mirë, jam shumë i lumtur që nuk pati asnjë lëndim. Uroj Prishtinën për fitoren, të dyja këto skuadra janë klube të forta nga Kosova dhe favorite në kompeticionet ku marrin pjesë. Siç e tha edhe Presidenti i Federatës Turke Ozdemir, FFK zë një vend të veçantë tek ta, normalisht na kanë ndihmuar dhe kanë lejuar e realizuar të gjitha kërkesat tona për këtë takim. I falenderoj për gjithçka pasi kemi bërë edhe një referendum të cilin do e publikojmë më vonë”.
“Do të kisha dashur që çdo kupë dhe festë ta festojmë me tifozët tanë në Kosovë, nuk mund të themi se do bëhet traditë, por sa herë që skuadrat kërkojnë ta zhvillojnë ndeshjen jashtë vendit, ne do të mundohemi t’ia pranojmë kërkesën”
“Niveli do jetë edhe më i lartë si taktik edhe fizik, dhe besoj që sezoni pranveror do të ketë nivel akoma më të lartë. Shpresoj që skuadrat mos të kenë lëndime, ne përgatitjet i kemi bërë”- përfundoi i pari i futbollit kosovar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments