Superkupa e Kosovës për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra kampione, Drita dhe fituesja e kupës, Prishtina. Të dyja këto skuadra tash e disa ditë ndodhen në Antalia në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, teksa në Turqi ndodhen edhe drejtuesit e FFK-së, të cilët do të ndajnë trofeun për skuadrën fituese. “Futbolli.info” ju sjell ekskluzivisht foton e trofeut të Superkupës, i cili nesër do të përfundojë në duart e futbollistëve të Dritës ose të Prishtinës. Ky trofe sipas informatave që ka portali ynë është punuar me kujdes në Turqi.
Ndeshjen e Superkupës do të mund ta ndiqni nesër drejtpërdrejt në orën 12:00 në Klan Kosova dhe ArtSport 1.
